Vjedhje në xhaminë në qendër të Prishtinës

Kronika May 23, 2018 - 23:52
E Fundit

Një rast i vjedhjes në një xhami në qendër të Prishtinës ka ndodhur sonte pak para orës 22:00.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në qendër të kryeqytetit.

Sipas burimeve të KALLXO.com, kamerat e xhamisë kanë kapur pamjet ku shihen dy persona të gjinisë femërore duke e marrë derën e rrethojës, e cila gjendej në hapësirën e xhamisë.

KALLXO.com merr vesh se dy të dyshuarat janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia rreth 20 minuta pas ngjarjes.