Mbytet në pishinë një fëmijë 8 vjeç

Kronika May 23, 2018 - 13:49
Lexo detajet

Raportohet se fëmija është mbytur në pishinë familjare Ngjarje e rëndë në Kavajë të Shqipërisë, teksa një fëmijë 8 vjeç raportohet se është mbytur në një pishinë familjare.

Familjarët tentuan t’i japin ndihmën e parë por nuk ia dolën të shpëtojnë fëmijën 8 vjeç, raporton Vizionplus.

Ende nuk janë dhënë më shumë detaje nga policia por është bërë e ditur se trupi i fëmijës është dërguar në morgun e Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.