Sulmohet me molotov shtëpia e policit në veri, detajet e Policisë

Kronika May 13, 2018 - 10:12
Detajet


Në shtëpinë e një zyrtari policor në komunën e Zveçanit mbrëmë është hedhur koktej molotovi.

Shtëpia është në pronësi të zyrtarit p0olicor të cilit në fundin e muajit mars i ishte dejgur vetura në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Kjo është konfirmuar për Kossev nga zyra për informim e Policisë në Veri.

“Rasti ka ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:30. Dëme ka pasur vetëm në drirtare, por për fat të mirë s’ka dëme të mëdha, pasi zjarri është shuar menjëherë”, ka thënë Besim Hoti, transmeton lajmi.net

Hoti gjithashtu e konfirmoi se bëhet fjalë për të njëjtin zyrtar policor, vetura e të cilit ishte djegur në muajin mars.

“Ne do të bashkëpunojmë fort me qytetarët dhe autoritetet lokale në mënyrë që t’i gjejmë ata që e kanë bërë këtë. Sidomos kur bëhet fjalë për policët”, tha zëdhënësi për Mitrovicën e Veriut.

Raste të tilla të djegieve dhe sulmeve në Mitrovicën e Veriut tashmë janë bërë të zakonshme.

Për katër vitet e fundit në Veri janë djegur 33 makina.