Detaje tronditëse rreth vdekjes së 60-vjeçarit nga Gjakova (FOTO)

Kronika May 03, 2018 - 10:37
Lexoni më shumë detaje

Ilir Rizvanolli, që u gjet i varur mbrëmë në lokalin e tij në Gjakovë, dyshohet se është varur para dy muajve, që nga koha kur është zhdukur. Por, për zhdukjen familjarët nuk kishin bërë asnjë denoncim

Lajmin për gjetjen e trupit e ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës dhe kanë thënë se trupi është dërguar për obduksion.

Komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”.

Gazeta Express merr vesh se personi që u gjet mbrëmë i varur quhet Ilir Rizvanolli dhe i njëjti dyshohet se ka qëndruar i varur për dy muaj, pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

Burime të Express bëjnë të ditur se përkundër zhdukjes për 2 muaj, familja e tij nuk ka bërë denoncim në polici.

Image