Çfarë po ndodh me Gjilanin, edhe një 52-vjeçar bënë vetëvrasje

Kronika April 25, 2018 - 17:59
Lexoni më shumë detaje

Të mërkurën rreth orës 10.00 të mëngjesit është gjetur i vdekur Q.M. nga fshati Kokaj, banues në Gjilan.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se një 52-vjeçar dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, në një mal, afër shtëpisë së tij në Kokaj të Gjilanit.

Vetëm për pak dit Gjilani u tronditë nga tri vetëvrasje, një polic, një motër medicinale dhe sot një tjetër 52-vjeçar.

Ismet Hashani tha për rajonipress se të mërkurën rreth orës 10.00 të mëngjesit te shtëpia e tij në Kokaj, është gjetur trupi i pajetë i një 52-vjeçar i cili dyshohet të ketë bërë vetëvrasje edhe pse policia rastin e trajton si vdekje të dyshimtë.

Hashani tha se me të lajmëruar rastin nga ana e familjarëve, menjëherë në vendin e ngjarjes janë dal policia, prokurori dhe mjeku i kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen.

Hashani tha se afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.