Sheremet Jashari po gjykohet edhe për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK

Kronika April 18, 2018 - 16:09
Lexoni më shumë detaje

Njëri nga të akuzuarit kryesor për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe mashtrimin me lista të veteranëve, Sheremet Jashari është duke u gjykuar edhe në një rast tjetër, raporton "Zeri.info".

Bashkë me Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri dhe Bajram Dibrani , Sheremet Jashari akuzohet nga Romulo Mateus për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen në rastin e arratisjes së ish- kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Është pikërisht i njëjti prokuror, i cili ka ngritur aktakuzën edhe ndaj gjashtë personave në mesin e të cilëve është edhe Sheremet Jashari

Për  veprën e parë, atë të armëve pa autorizim,  po akuzohen Sheremet Jashari, Naser Veseli si dhe Avdullah Rama.

Ndërkohë sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com për  veprën e parë, atë të armëve pa autorizim,  po akuzohen Sheremet Jashari, Naser Veseli si dhe Avdullah Rama.

Jashari, Veseli dhe Rama duke vepruar sipas një plani të përbashkët kanë vendosur disa muaj para janarit 2016 të angazhohen në aktivitetet që kanë të bëjnë me shitjen, furnizimin, transportimin dhe ndërmjetësimin e armëve përkundër që asnjëri prej tyre nuk ka pas ndonjë lloj autorizimi ligjor, leje apo pajtim për t’u marrë me armë, raporton më tutje "Zeri.info".

“Në avancimin e një plani të tillë, më 30 janar 2016 të akuzuarit e përgatitën një operacion lidhur me blerjen e dhe transportimin e 12 kg eksploziv dhe dy mitralozave”, thuhet në aktakuzën e siguruara nga Kallxo.com

Sheremet Jashari dhe Vesel Aruqaj akuzohen për mashtrim sepse sipas aktakuzës që nga dhjetori 2015 duke vepruar sipas një plani të përbashkët në tërë Kosovën kanë dorëzuar formular aplikimi në lidhje me gjoja kontributin e qytetarëve kosovarë në luftën për çlirimin e Kosovës, që nuk korrespondojnë me realitetin.

“Aplikacionet janë dorëzuar në Zyrën për çështjet e kategorive të dala nga lufta në mënyrë që kandidatëve t’u pranohet kategoria e veteranit Luftëtar i UÇK-së, përkundër faktit që këta persona nuk i përmbushnin kriteret ligjore”, përshkruan aktakuza.

Të njëjtit persona akuzohen edhe në pikën 5 të aktakuzës për ushtrim ndikimi. /ZËRI/