Gjendet në bunar trupi i pajetë i një gruaje

Kronika April 18, 2018 - 14:30
DETAJET

Sot në një bunar në Graçanicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Siç njofton Graçanica online viktima është e moshë 68 vjeçe me inicialet V. GJ.

Policia dhe zjarrfikës shkuan në vendin ngjarjes dhe nxorën trupin nga bunari. Pas kësaj mjekët konstatuan vdekjen dhe trupi i viktimës u dërgua për obduksion.

Supozohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.