Rruga 'Bajram Kelmendi' në Prishtinë shndërrohet në kaos, ja çfarë ka ndodhur

Kronika April 10, 2018 - 15:53
FOTO

Qytetarët e Komunës së Prishtinës ende vazhdojnë të kenë probleme të cilat po i shqetësojnë vazhdimisht ata. Njëri nga problemet që komuna ende nuk po arrin të gjejë zgjidhje është rrjeti i kanalizimit.

Qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar “Zërit”, disa fotografi nga rruga “Bajram Kelmendi”, afër shkollës fillore “Elena Gjika”, ku ka shpërthyer rrjeti i kanalizimit.

Prej ku fillon kjo rrugë e deri në mbarim të saj, kundërmon erë e rëndë e cila vjen si pasojë e shpërthimit të gypave e që ujërat e zeza po dalin edhe mbi rrugë, raporton “Zëri.Info”.

Ndonëse qytetarët e kësaj lagje kanë bërë disa herë kërkesa për rregullimin e këtij problemi, ata thonë se komuna vazhdon të hesht pa iu ofruar zgjidhje.

Image

Image

Image

Image