Çka po ndodhë më të deportuarit në Turqi?

Kronika April 04, 2018 - 13:33
Avokati jep detaje

Më 29 mars në Kosovë u arrestuan gjashtë shtetas turq dhe u deportuan në Turqi.

Gjashtë të arrestuarit po vazhdojnë në qëndrojnë në Qendrën e Ndalimit në Stamboll dhe me ta kanë pasur kontakt vetëm avokatët.

Kjo është thënë për lajmi.net nga avokati i të arrestuarit Osman Karakaya, Leutrim Syla.

Sipas Sylës, deri më tani nuk ka informacione të tjera për gjendjen e tyre apo edhe për masat që janë marrë ndaj tyre.

“Deri më tani nuk kemi shumë informacione. Avokatët e familjarëve janë takuar atje, përvec që janë taku me avokatët e familjarëve atje, nuk është që dimë dicka më tepër rreth gjendjes së tyre”, ka thënë ai.

Avokati Syla, njofton se të arrestuarit janë duke mbajtur në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.

“Për momentin janë duke qëndruar në Qendrën e Mbajtjes, nuk dimë nëse ju ka shqiptu ndonjë masë paraburgimi ose diçka tjetër”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se akuza me të cilat ngarkohen gjashtë turqit e deportuar nga Kosova me kërkesë të shtetit turk, është se i cilësohen si pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulenit, FETO, që Turqia e konsideron terroriste dhe organizatore e puçit të 15 korrikut 2016. /Lajmi.net/