Policia jep detaje për 22 vjeçarin që ra që ra nga kati i shtatë i banesës në Prishtinë

Kronika April 01, 2018 - 13:24
Lexo detajet

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës.

“Një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës”, thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE: Në Istog gjendet një mjet i pashpërthyer

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.