Posedon armë pa leje, arrestohet i dyshuari

Kronika April 01, 2018 - 12:30
Ja ku ka ndodhur ngjarja

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut pasi që i njëjti ka fshehur armën nga zyrtarët policor duke e hedhur atë nga trupi, transmeton “Zëri.info”.

Gjatë kontrollit të policisë është gjetur pistoleta me gjashtë fishekë, të cilën supozohet se e ka hedhur i dyshuari, thuhet në raportin e policisë, transmeton tutje “Zëri.info”,

Rasti sipas policisë është cilësuar si posedim i paautorizuar i armës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte. /ZERI