Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kronika March 22, 2018 - 17:13
Lexo detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura.

Dëshmitarët e rastit që kanë dërguar informacion edhe foto në redaksinë e Gazetës Metro, kanë bërë të ditur se në vendngjarje kanë ngelur të shtrirë katër persona, pasagjerë të veturave të përfshira në aksident.

Të dy veturat shihen të jenë të dëmtuara rëndë, ndërsa njëra edhe e rrokullisur.

Të aksidentuarit fillimisht janë ndihmuar nga personat që kanë rastisur në rrugë. Aty shihet teksa kanë ngritur veturën e kaltër për të bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve që kishin ngelur brenda pas aksidentit.

Në vendngjarje sipas dëshmitarëve ende nuk ka arritur ndihma e shpjetë edhe pse njerëzit kanë ngelur të shtrirë dhe me lëndime.

Gjithashtu, Gazeta Metro ka provuar disa herë të kontakojë me policinë e Prishtinës, gjegjësisht zëdhënsen Florie Ahmeti, për të marrë informata shtesë, por ajo nuk e ka hapur telefonin. 

Image 
Image