Vdes një person në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë

Kronika February 17, 2018 - 19:07

Sot rreth orës 18:00 Policia e Kosovës ka marre informatën se një person, mashkull, rreth 60 vjeçar është gjetur i alivanosur në sheshin “Nena Terezë” në Prishtinë .

Ne vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore dhe mjekët emergjent. Ndërsa këta të fundit kanë bërë përpjekjet e tyre për t’i ofruar ndihmën e parë, por sipas mjekëve personi në fjalë është parë pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, teksa ka shtuar se i njëjti është transferuar ne drejtim te QKUK-së.

Më tej Borovci ka shtuar se policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve te nevojshme për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personit.