Grabiten dy taksistë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shkugëz, Gjakovë më 28.01.2018 në orën 17:48 ankuesi mashkull K/shqiptar taksist me profesion ka raportuar se dy klientë të tij të dyshuar të panjohur pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, të njëjtit nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 25 euro para të gatshme, ka raportuar zëri.info.
Sipas Policisë nuk raportohet për lëndime.
LEXO EDHE: Ja sa persona u arrestuan brenda 24 orëve në Kosovë
Po ashtu, në fshati Meje, Gjakovë 28.01.2018 në orën 19:50, ankuesi mashkull K/shqiptar taksist me profesion ka raportuar se dy klientë të tij të dyshuar të panjohur pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, të njëjtit nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 30 euro para të gatshme.
Nuk raportohet për lëndime, ka raportuar zëri.info / Zëri/