Digjet një shtëpi në Drenas

Kronika January 19, 2018 - 11:56

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në fshatin Gradicë të Drenasit.

Sipas Policisë, njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.