Vrasje me armë zjarri në mes të kryeqytetit

Kronika January 14, 2018 - 19:43

Një vrasje ka tronditur kryeqytetin shqiptar para pak minutash.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Musaraji’ në Tiranë, ku brenda një automjeti është gjetur një person i plagosur me armë zjarri.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari më iniciale E.B ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që në spital ka mbërritur i plagosur me armë zjarri edhe shtetasi M.D 27 vjeç, icili gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia po heton për zbardhejn e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën  ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar  me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./ SYRI.net