Gjykata urdhëron arrestimin e Albin Kurtit, Haxhiut dhe Kadaj Bujupit

Kronika November 22, 2017 - 09:58

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë pas që të dalin para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit në kuvend.

Por në mungesë të tyre, siç ka njoftuar gjykatësi i rastit, se për Kurtin dhe Kadaj-Bujupin ka lëshuar urdherësë për sjellje me detyrim, por që pas bastisjeve të policisë ata nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.

Pas mosparaqitjes në gjykatë, për Kurtin, Haxhiun dhe Kadaj-Bujupin gjykata ka lëshuar vendim për arrestimin e tyre dhe dërgimin në paraburgim.

“Trupi gjykues merr aktvendim dhe gjykata do të lëshojë vendim për arrestim dhe të njëjtit do të shkojnë në paraburgim”, ka thënë gjyqtari Beqir Kalludra.

“ Kurti, Haxhiu, Kadaj Bujupi iu caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me shpenzime të të akuzuarve”.

“Me që nuk ka kushte për vazhdim të seancës në mungesë të palëve dhe kryetari i trupit gjykues merr aktvendim shtyhet në afat të pacaktuar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Në këtë seancë i pranishëm nga deputetët e Vetëvendosjes ka qenë vetëm, Faton Topalli.