Shtyhet gjykimi final në rastin e djegjes së ambasadës amerikane në Beograd

Kronika October 16, 2017 - 14:22

Përfundimi i rigjykimit të shtatë të akuzuarve të akuzuar për djegien e Ambasadës amerikane në Beograd pas tubimit të quajtur “Kosova është Serbi”  është shtyrë për 27 tetor për shkak të mungesës së të paditurit të parë, Dejan Vuçkoviq.

Në gjyqin e sotëm, do të duhej të vazhdohej me paraqitjen e argumenteve përfundimtare të mbrojtjes dhe pas kësaj gjykata të urdhëronte shpalljen e aktgjykimit të shkallës së dytë.

Kjo se me aktgjykimin e parë vjeshtën e kaluar u përmbys vendimi i Gjykatës së Apelit për pakuptueshmëri dhe kundërthënie dhe urdhëroi rigjykimi, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.