Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll

Kronika October 12, 2017 - 12:34

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Personat e Pagjetur, ka treguar se është gjendur një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

“Sot rreth orës 10:30 është gjet një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll”, ka thënë Gjetaj për klankosova.tv

“Trupi është gjetur komplet, ndërsa gërmimet kanë vazhduar nga dje, kur u gjetën disa pjesë kockore në hapësirën ky dyshohet për varrezë masive”.

“Gërmimet do të vazhdojnë sot gjatë gjithë ditës, poashtu edhe të hënën derisa të vlerësohet në tërësi kjo zonë e dyshimitë”.