Prizren, arrestohet për fajde

Kronika October 11, 2017 - 11:10

Një person është arrestuar për fajde në Leshan të Prizrenit.

“Me 10.10.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë para në shfrytëzim me interes me një përqindje viktimës mashkull dhe disa personave tjerë”, thuhet në raportin e Policisë, njofton Klan Kosova.

“Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 650€ dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes”.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.