Katërvjeçari nga Prishtina sulmohet nga qentë, aktualisht po trajtohet në klinikë

Kronika September 25, 2017 - 13:25

Një djalosh 4 vjeçar nga lagja Emshir po trajtohet në klinikën infektive pasi ai është kafshuar nga qeni.

Mjekët që po merren me kurimin e tij thanë se gjendja e tij është stabile dhe se djaloshi ka disa plagë në këmbë e shpinë, njofton Klan Kosova.

Vetë mjekët e kësaj klinikë pranojnë se pranojnë shumë raste të kafshimit të qenit.

E praninë e shumë qenve edhe në lagjen ku jetojnë e pranojnë edhe prindërit.