Sulmohet seksualisht një femër në Gllogoc

Kronika September 15, 2017 - 10:35

Policia e Kosovës njofton se një femër është sulmuar seksualisht nga një person. Ndërkohë, sipas tyre, i dyshuari tashmë gjendet nën arrest.

Rasti, siç bën të ditur Policia, ka ndodhur në Gllogoc të enjten pasdite. “Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se është keqpërdorur seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.