Shqetësuese: 19 të vdekur këtë vit nga aksidentet në rajonin e Prishtinës

Kronika August 17, 2017 - 15:25

Numri i vdekjeve në komunikacion në gjithë Kosovën është alarmant.

Vetëm në Rajonin e Prishtinës, në shtatë muajt e vitit 2017, 19 persona kanë humbur jetën nga 16 aksidente që kanë përfunduar me fatalitet, njofton Policia.

Në këtë periudhë kohore, janë raportuar 4 mijë e 438 aksidente, ku nga 1 mijë e 377 prej tyre, lëndime kanë pësuar 2 mijë e 781 veta.

Kurse numri i aksidenteve që kanë përfunduar me dëme materiale është 3 mijë 045.

Duke parë këtë numër shqetësues të aksidenteve, policia kërkon që të respektohen rregullat e trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve dhe rrjedhimit edhe lëndimet dhe vdekjet.