Pamje të rënda të atentatit në Shkodër, vajza e shtrirë në tokë, ndihmohet edhe nga qytetarët (Video)

Kronika July 15, 2017 - 14:53

Të tjera pamje vijnë nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një çift të rinjsh mbetën të plagosur, si dhe një kalimtar i rastit.

JOQ ka publikuar pamjet e para nga ngjarja, ku vajza e re Elona Çurku duket e shtrirë në tokë, qytetarë dhe më pas shërbimi mjekësor i ambulancës që i vijnë në ndihmë deri sa e marrin me barelë për ta dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku dhe njerëz të shumtë, ndërsa vajza e plagosur, duket që është e vetëdijshme dhe qytetarët i mbajnë lart këmbët.

Në video shfaqet edhe kalimtari i rasti i plagosur Enrik Prenushi që ecën me këmbët e tij.

“BalkanWeb” shkruan se djali i plagosur Doni Lisi është në gjendje të rëndë, pasi i ka marrë plumbat në pjesën e sipërme të trupit.