Luante lojën e 'Balenës…', fëmija 12-vjeçar në Kamzë tenton të hidhet nga ndërtesa

Kronika June 18, 2017 - 19:41

Fëmija që luante lojën “Balena e kaltër” ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Kamzë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i mituri ka hipur në katin e shtatë të një pallati dhe se shërbimet zjarrfikëse shkuan për ta shpëtuar.

Fëmija është vetëm 12-vjeç dhe besohet se ka 50 ditë që e luan këtë lojë.

Niveli i fundit i lojës së tmerrshme parashikon vetëflijimin, duke u hedhur nga një lartësi e madhe. /Shqip/