Arrestohet serbi pasi hyri ilegalisht në Kosovë

Kronika May 27, 2017 - 12:14

Në Graçanicë është arrestuar një serb, shtetas i Serbisë pasi që dyshohet se i njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Policia njofton se gjatë verifikimit është konstatuar se i njëjti nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë  dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij.

Nga i dyshuari  është konfiskuar një veturë Audi A-6 me targa të Serbisë pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.