Kronika

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja 16 vjeçe!

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja 16 vjeçe!
16 maj 2017 • 16 : 39 foto • zëri.info

Personi që shikoni në fotografi është mjeku Tefik Zhurda, 54 vjeç, i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas ndarjes nga jeta të një paciente të tij.

Mjeku anestezist i spitalit privat “Continental” në Tiranë, në orët e para të së hënës tentoi vetëvrasjen, pasi pacientja 16- vjeçare Blerta Pepa nuk u përmend pas operacionit.
Zhurda, i tronditur duke dyshuar se kishte gabuar në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes, tentoi flijimin.

Në gjendje shoku, duke mos i falur dot vetes vdekjen e Blertës, ai injektoi në trup një preparat lëndë anestezie, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku të tentojë fundin fatal, i tronditur nga gabimi i tij.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”, ku po operohej në gju.

16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël”, ndërsa më poshtë gjeni video nga interpretimet e saj.

Në cilësinë e provës materiale për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e së resë, u sekuestrua kartela mjekësore e së resë.

Ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të ndodhur në spitalin privat në rrugën “Ali Demi”.

© zëri.info