Arrestime në Paris pas zgjedhjeve të djeshme

Kronika April 24, 2017 - 11:24

Protestuesit anti-fashistë janë përleshur me policinë në Paris pas shpalljes së rezultateve të fundit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të dielën, transmeton Klan Kosova.

Raportohet për 29 arrestime dhe lëndime të lehta për gjashtë policë dhe tre protestues.

Protestuesit e majtë “antifashistë” dhe “anti-kapitalistë” ishin kundër  Macron dhe Le Pen.

Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen kanë shkuar në balotazh.