Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person

Kronika April 23, 2017 - 12:23

Sot në mëngjes në një aksident komunikacioni në rrugën Shkup-Tetovë, ka humbur jetën 40 vjeçari nga Tetova.

Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes mes orës 06 dhe 08 në autostradën Shkup-Tetovë. Nga MPB thonë se A.D nga Tetova ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “BMW” dhe është rrokullisur.

Vozitësi A.D ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.