Në mes të Prishtinës, femra i vjedh çantën një femre

Kronika February 27, 2017 - 10:54

Gjatë pasdites së djeshme është raportuar për një vjedhje në Prishtinë.

Sipas policisë, një femër ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut nga një tjetër femër, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Pas verifikimit të targave, është intervistuar një i dyshuar mashkull dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.