Plagosje me armë në qendër të Drenasit

Kronika February 16, 2017 - 22:32

 

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 në qendër të Drenasit.

Burimet e DrenicaOnline kanë mësuar se rasti i plagosjes ka ndodhur afër rreth-rrotullimit kryesor në Drenas.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimet.

Ende nuk ka informacione të detajuara për shkaqet që kanë quar deri te kjo plagosje.