Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Kronika December 15, 2016 - 12:20

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, pas leximit të aktakuzës ka deklaruar se e ndjen vetën të pafajshëm për veprat penale që rëndojnë mbi të nga Prokuroria Speciale. Përveç Sylës, edhe të pandehurit e tjerë të cilët janë në këtë seancë gjyqësore janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me pikat e aktakuzës raporton "zeri.info.

 "Nuk ndihem fajtorë për asnjë pikë të aktakuzës", ka deklaruar Azem Syla.

Azem Syla i cili gjendet në paraburgim, së bashku me 38 të tjerëve po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se duke funksionuar si grup janë marrë me “krim të organizuar në pastrim të parave, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare; legalizimi të përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal”, dhe një mori veprash të tjera penale.

Sipas prokurorisë, ky grup ka qenë një grup i mirë organizuar dhe i struktura me hierarki afatgjate të cilët ja kanë marruar Kosovës pronat shoqërore.

 "Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë", kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas prokurorisë, ky grup kriminal udhëhiqej nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.

 Prokuroria pretendon se ky grup, duke funksionuar si grup i organizuar kriminal kanë bërë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare ku dhe kanë dëmtuar buxhetin dhe familjet serbe të Kosovës.