Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Kronika December 14, 2016 - 09:22

Ndonëse ishte paraparë që seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të mbahet sot, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për shkak se kanë munguar dy nga deputet e akuzuar në këtë rast. Seanca gjyqësore për këta të akuzuar është shtyer për datën 20 shkurt, raporton "zeri.info".

Përveç mungesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në këtë seancë ka munguar edhe deputetja tjetër e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu.

Sipas kryetarit të trupit gjykues mungesa e deputeteve është e arsyetuar, sepse të njejtit gjenden në udhëtim zyrtarë.

Për të dëshmuar në këtë rast si palë të dëmtuar ka qenë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Ndërsa për deputeten tjetër të Partisë Demokratike të Kosovëa, Flora Brovina, gjyqtari ka thënë se do të lëshoj urdhëresë për sjellje të saj me detyrim për të dëshmuar në këtë seancë gjyqësore.

Të pranishëm në këtë seancë ishin deputetja Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli. Mirëpo, i pranishëm në këtë shqyrtim gjyqësor nuk ishte avokati mbrojtës i Faton Topallit, Haxhi Millaku.

Deputet Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli këta po akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas gjyqtarit të rastit seanca e ardhshme për këtë rast do të mbahet me 20 shkurt në ora 09:00. /Zeri/

 

Image

Image