Policia konfirmon arrestimin e Nehat Thaçit

Kronika September 29, 2016 - 09:35

Policia e Kosovës ka konfirmuar se policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka deklaruar për “Zeri.info”, Daut Hoxha.

Siç mëson “Zeri.info”, Thaçi është arrestuar derisa po shkonte në Nish të Serbisë për një gjykim.