Azem Syla nga QKUK-ja dërgohet në Dyz

Kronika September 27, 2016 - 09:29

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar mbrëmë në burgun e sigurisë së lartë në Dyz bëjnë të ditur burime të “zeri.info”.

Dërgimin e Sylës në burgun e sigurisë së lartë e ka konfirmuar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

“Me qenëse dje i ka përfunduar kontrollet mjekësore të cilat kanë qenë paraprakisht të caktuar para se atij ti caktohet masa e paraburgimit që ka ndodhur me 23 tetor, z. Azem Syla dje në orët e pasdites është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ndërsa, nesër ai do të jetë prezent në seancën gjyqësore e cila mbahet ne Gjykatën Themelore të Prishtinës ku dhe pritet të merret në pyetje dëshmitari i dytë i mbrojtur”, ka thënë Gashi.

Syla që disa ditë ishtë i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Azem Syla po dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se ishte udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore në periferi të Prishtinës. Zeri