Një trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Sitnica (Foto)
Kronika
August 27, 2016 - 19:35
Sot në orët e mesditës është gjetur një trup i pajetë në lumin Sitnica në Mitrovicë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ajo është e moshës rreth 40 vjeç.
Rastin e ka konfirmuar edhe Fexhrije Pllana, zyrtare për informim publik në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Trupi i pajetë tashmë është nxjerr nga uji, por ende nuk dihet identiteti i saj.
Pllana thotë për lajmi.net se askush nuk ka lajmëruar për ndonjë grua të zhdukur deri më tani.
Rasti ka ndodhur në lagjen “2 korriku” në qytetin e Mitrovicës.
Trupi është gjetur rreth orës 16.