'Hajni profesionist' nga Kosova, dënohet me 5 vite e tre muaj burg në Zvicër

Kronika July 28, 2016 - 13:09

Një burrë 31 vjeçar me prejardhje nga Kosova është dënuar në Lucern për hajni “në baza profesionale” me 5 vjet e 3 muaj burg.

Gjatë viteve 2011 e 2012 ai së bashku me një bashkëpunëtor kishte bërë sulme plaçkitjeje në Zvicër dhe Gjermani, shkruan 20minuten.

Gjykata e krimeve në Lucern e ka gjetur fajtor kosovarin edhe për dëmtim të shumëfishtë, për tentim dëmtimi, për prishje të qetësisë publike dhe për tentim prishjeje të rendit publik, transmeton albinfo.ch. 

Ai kishte kryer vjedhje në banka, shitore, distributorë mallrash me shumicë dhe në pompa të benzinës.

Prokuroria ka kërkuar 6 vjet heqje lirie për kosovarin. Para se t`i shqiptohej dënimi (5 vjet e tre muaj burg), ai tashmë kishte mbajtur më shumë se 2 vjet paraburgim dhe burg të hetuesisë.

Krahas dënimit me burg, i akuzuari duhet të paguajë zhdëmtim ndaj paditësve privatë, në shumën prej 113 mijë frangash ndërsa ai do t`i paguajë dëmshpërblim prej 306 mijë frangash.

Vendimi i publikuar të mërkurën ende nuk është i plotfuqishëm.