Arsyet pse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë verës

Jetë July 22, 2018 - 19:02
Lexoni më shumë detaje

Nuk ka si një dush i freskët pas një dite të gjatë dhe të lodhshme.

Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush por prisni a duhet të jetë vërtetë?

Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.

Po dehidroni lëkurën në nivel qelizor

Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

Nuk jeni aq të ndotur sa mendoni

Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e Dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të, shkruan Living.al.

Carlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, veç zonave ku gjëndrrat e djersës janë në një numër më të lartë.

Po dëmtoni flokët tuaj

Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.

Po eleminoni bakteret e mira 

Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini, me shumë mundësi, është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës.

Pa bakteret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh.