Pemët dhe perimet ndikojnë në humorin tonë

Jetë February 08, 2018 - 09:11

Sipas një studimi, konsumi ditor i së paku shtatë porcioneve me pemë dhe perime nga 80 gramë ndikon në përmirësimin e humorit tuaj.

Deri te një rezultat i tillë shkencëtarët britanikë nga Universiteti prestigjioz “Warwick” dhe grupi tjetër i shkencëtarëve amerikanë nga kolegji “Dartmouth” erdhën duke vëzhguar shprehitë ushqyese, ku kishin marrë pjesë rreth 80.000 britanikë e që më pas ishte i botuar nga mediet franceze, transmeton "Zeri.info".

Konsumimi i prodhimeve të freskëta është shumë i kufizuar në Britaninë e Madhe dhe me këtë rast hulumtuesit kanë zbuluar se një e katërta e banorëve atje mezi konsumojnë një (ndoshta edhe më pak) porcione të prodhimeve të freskëta brenda një dite, ndërsa që një e dhjeta e njerëzve atje konsumojnë deri shtatë porcione pemë dhe perime.

Image

Pikërisht midis këtyre të anketuarve që brenda ditës konsumojnë deri shtatë porcione në ditë pemë dhe perime ishin njëherësh edhe personat më të lumtur.

Një grup, i cili është përfshirë në këtë studim është ndarë në dy pjesë, ata që konsumonin pemë dhe perime dhe ata që nuk konsumonin dhe në fund është konstatuar se grupi i parë ishte shumë më i disponuar se grupi i dytë. /ZËRI/