Goli që i kushtoi 10 milionë euro Man.Unitedit

Futboll October 11, 2018 - 10:33

Manchester United ka shënuar një nga përmbysjet më të mëdha viteve të fundit, duke përmbysur rezultatin ndaj Newcastle United nga 0-2 në 3:2, për të arritur një fitore të rëndësishme që i shpëtoi punën trajnerit Jose Mourinho.

Njëri nga tre golat për ‘Djajtë e Kuq’ e realizoi sulmuesi francez, Anthony Martial.Goli i Martial sigurisht që ka gëzuar milionë tifozë të Unitedit nëpër botë.

Por, nuk e dimë nëse e njëjta mund të thuhet për drejtuesit e kësaj skuadre.Goli i Martial ishte i 25-të në Premierligë në fanellën e Manchester United, dhe skuadra angleze tani detyrohet t’i përmbahet marrëveshjes fillestare për transferimin e tij, duke u detyruar t’ia paguajë një bonus prej  10 milionë euro skuadrës së Monacos, transmeton lajmi.net

Transaksioni i transferimit të Martial te Manchester United deri më tani ka arritur në 60 milionë euro.