Futboll

Ish ylli i katalanasve: U largova nga Barcelona për të qenë më i lumtur

Ish ylli i katalanasve: U largova nga Barcelona për të qenë më i lumtur
09 tetor 2018 • 18 : 53

Sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, nuk është penduar për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar skuadrës së Dortmundit, ku është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon.

Alcacer është bërë njëri ndër lojtarë më të rëndësishëm për Dortmundin qysh kur u transferua si huazim në gusht. Ai dhe Gert Dorfel janë dy lojtarët e vetëm që kanë arritur t’i shënojnë gjashtë gola në vetëm tri ndeshje të kësaj gare, transmeton Gazeta Express.

Ndeshjen e së shtunës, kur skuadra e tij siguroi fitore me rezultat 4-3, ai arriti t’i shënojë tri gola. Performanca të tilla kanë bërë që 25-vjeçari të ftohet nga Kombëtarja e Spanjës për ndeshjet e ardhshme kundër Uellsit dhe Anglisë.

Ish-futbollisti i Valencias e pranon se ai kishte arritur deri te një pikë me Barcelonën, kur e kishte kuptuar se duhet të largohej për të qenë më i lumtur, pasi që kishte startuar në vetëm 14 ndeshje brenda dy sezoneve.

“Në fund, e gjitha ka të bëjë me vendimet. Kur je pjesë e Barcelonës për vite të tëra, unë nuk isha një rol të rëndësishme, gjërat nuk po shkonin ashtu siç kërkoja. Vendosa të kërkoja për më shumë minuta diku tjetër. Një lojtar me vetëbesim është më i mirë se një pa vetëbesim”, ka thënë Alcacer.

“Unë u largova me qëllim që të ndihesha më i lumtur gjatë ndeshjeve. Vendimin që pata mundësi ta marrë, e mora. Bisedat e trajnerin Ernesto Valverden ishin private dhe unë vendosa të kërkojë për një klub të ri”.

“Në Barcelonë, me Luis Suarezin, Lionel Messin, Ousmane Dembelen, është e vështirë të kesh mjaftueshëm minuta për të luajtur”.  

© zëri.info