Abrashi: Java e investimeve gjermane dhe e punësimit

Ekonomia May 29, 2016 - 16:48

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka paralajmëruar ditë të mira për vendin, veçanërisht të papunët.

Përmes një statusi në Facebook, Abrashi thotë se kjo javë do të jetë për Gjermaninë dhe investimet e këtij vendi në vendin tonë, të cilat do të rezultojnë me qindra vende të reja pune.

Postimi i plotë i Abrashit: 

Java e Investimeve gjermane dhe më gjerë

Nesër konferenca "Investimet dhe Punësimet nga Disapora", të martën panairi i punës, me prezencë të Agjensionit të Punësimit të Gjermanisë, të enjten përurimi i një investimi Gjermano - Kosovar, dhe gjatë vitit, pas plotësimit të procedurave, qindra vende pune në një fabrikë të procesimit të perimeve.

Kosova po shndërrohet në vend atraktiv për investime gjermane dhe më gjerë.