Serbia u ka borxh pensionistëve 1 miliardë euro

Ekonomia February 12, 2016 - 08:34

Avoakti i Kosovës Hilmi Jashari ka qenë mysafirë i Ballë për Ballë të Orës së Fundit. Jashari ka treguar se u ka dërguar një rekomandim Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës që të detyrojnë shtetin e Serbisë të bëj pagesën e pensioneve të mbetura nga viti 1999.

“Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës rreth 1 miliarë euro”, tregon Jashari.

Avokati i Popullit tha se Komiteti i Ministarve e kanë konfirmuar se kanë pranuar këtë rekomandim dhe se shpreson që të zgjidhet shpejtë kjo çështje.

Jashari për këtë çështje tha se janë duke bashkëpunuar ngusht edhe me Qeverinë e Kosovës, të cilët i kanë edhe statistikat e sakta se sa pensionistë nuk i kanë marr më pensionet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.