Pensionet deri 240 euro në muaj (Video)
Ekonomia
January 05, 2016 - 08:50
Deri në fund të muajit mars të këtij viti pensionistët kontributdhënës në Kosovë do të kenë afat të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për rritje të pensioneve.
Dy kriteret themelore që janë vendosur në kategorizimin e pensionistëve kontributdhënës është përvoja e punës dhe arsimimi.
Ndërkohë, sipas kalkulimeve preliminare të bëra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kategoria më e lartë e pensionistëve kontributdhënës do ta ketë pensionin 240 euro, derisa kategoria më e ulët deri në 160 euro.(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )