Më 11 prill, ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2024
Ekonomia
April 04, 2024 - 09:47
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 11 prill do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024.
Sipas njoftimit, në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove, raporton Zeri.info.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri