Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor
Foto:Laura Hasani

Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor

Ekonomia March 27, 2024 - 08:18

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se është “marre” për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati të dalin të japin të dhëna që sipas tij, janë në kundërshtim me Entin Statistikor të Kosovës.

Sipas tij, në vend janë 500 kompani pasive të cilat siç tha ai, nuk mund ta shuajnë biznesin e tyre për shkak të obligimeve.

“Sa kompani në njëfarë forme janë pasive dhe nuk mund ta shlyejnë biznesin e tyre, sepse ata kanë obligime. Sipas të dhënave tona kalon shifrën mbi 500 e që jam shumë i bindur që është hala më i madh, sepse ata kanë obligime ndaj shtetit dhe nuk mundet me ç’regjistru derisa nuk i kryen obligimet ndaj shtetit. Është marre një kryeministër, është marre një ministër i Financave me dalë me thanë të dhëna edhe në kundërshtim me Entin Statistikor, që ai faktikisht është alfa dhe omega e të gjitha të dhënave. Shpesh herë keni pa që të dhënat e entit statistikor me ministrin Murati janë në kundërshtim me njëra tjetrën, dhe gjithë ky inflacion gjithë kjo ikje… Ne ka kohë që i kemi thënë ejani të ulemi si akterë dhe të shohim çka mundemi me ndalë”, tha Azemi në Tëvë1.

Madje Azemi, tha se pas dy viteve rrugët në vendin tonë do të jenë tërësisht të zbrazëta.

“Unë kam një bindje që pas dy viteve rrugët tona kanë me qenë tërësisht të thata, sikurse që po janë edhe sot në periferi të kryeqytetit”, tha më tej Azemi.