BQK: Gjatë shkurtit 2024 vlera e kredive të reja 172.20 milionë euro, e depozitave të reja 78.7 milionë euro
Foto: Laura Hasani

BQK: Gjatë shkurtit 2024 vlera e kredive të reja 172.20 milionë euro, e depozitave të reja 78.7 milionë euro

Ekonomia March 26, 2024 - 10:07

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se vlera e kredive të reja për muajin shkurt 2024 arriti në 172.20 milionë euro, ndërsa e depozitave të reja 78.70 milionë euro.

Sipas një njoftimi nga BQK-ja, 7.40 miliardë euro është vlera e aseteve bankare dhe 4.95 miliardë euro vlera e kredive bruto.

“6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve dhe 172.20 milionë euro vlera kredive të reja. 78.70 milionë euro vlera e depozitave të reja. 82.40% raporti kredi-depozita. 6.34%, norma e interesit në kredi. 2.89%, norma e interesit në depozita”, thuhet në njoftim.

Shtatë miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e këtyre institucioneve jashtë vendit kanë arritur në 1.20 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.95 miliardë euro me një rritje prej 60.40 milionë eurove, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.00 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 894.10 milionë euro.

Tutje, BQK-ja tregon se vlera e kredive të reja ishte 172.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 78.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34 për qind ku në muajin paraprak ka qenë 6.38 për qind.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 82.40 për qind, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.50 për qind.