Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Kijevë – Dollc, Durmishi: Brenda një jave nisin punimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Kijevë – Dollc, Durmishi: Brenda një jave nisin punimet

Ekonomia March 25, 2024 - 15:15

Sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Dollc (llotet 2, 3 dhe 4), ndërsa lloti 1 është në rivlerësim.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vlera e këtyre kontratave është 21 milionë euro.

“Shpronësimet për këtë rrugë i kemi përfunduar të gjitha dhe kemi kontraktuar mbikëqyrjen e jashtme profesionale që do të kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve. Të gjitha përgatitjet janë bërë që brenda një jave të fillojnë punimet dhe të mos ketë asnjë problem gjatë ekzekutimit të punëve në rrugë”, shkroi Durmishi.