Këto janë llojet e bizneseve që po mbyllen ditëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Këto janë llojet e bizneseve që po mbyllen ditëve të fundit në Kosovë

Ekonomia March 25, 2024 - 10:04

Trendi i shuarjes së bizneseve viteve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje.

Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti veprimtarinë e kanë shuar mbi 350 biznese në vend.

Ndërsa janë regjistruar mbi dy mijë të reja.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Çregjistrimi i bizneseve ka ardhur në mënyrë vullnetare, thonë nga MINT-i.

“Nga data 1 janar 2024 e deri më tani 387 biznese janë çregjistruar. Gjatë periudhës janar - mars 2024 janë regjistruar 2.782 biznese të reja. Çregjistrimi është bërë në mënyrë vullnetare”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë treguar për llojet e bizneseve që po mbyllen në Kosovë.

Sallonet e floktarisë e riparimi i automjeteve janë disa nga to.

“Aktualisht biznese aktive në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve janë 108,404. Veprimtaritë ekonomike më të zakonshme që kërkojnë mbylljen janë: Aktivitetet shërbyese të pijeve, taksive, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve e sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë”, thuhet në përgjigje.