Dinari serb: Licencimi i Postës, i dëmshëm për Kosovën

Dinari serb: Licencimi i Postës, i dëmshëm për Kosovën

Ekonomia March 24, 2024 - 21:42

Në 24 vjetët e ekzistencës së saj pas lufte, nuk mbahet mend të ketë mbetur ndonjëherë pa para.

Filiali i Kursimorës së Postës në Graçanicë që për mbi dy dekada operoi ilegalisht, ka mbetur ka asnjë dinarë, pas futjes në fuqi nga 1 shkurti, të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo po u shkakton jo pak telashe serbëve të këtushëm, që pensionet e ndihmat më parë i merrnin nga ky bankomat.

Inatin me mungesën e valutës serbe në këtë të ashtuquajtur bankë, e shpreh edhe një tjetër banor, raporton Klan Kosova.

Legjitimimi i pagesave të financuara nga shteti serb, do të mundësohej në rast se BQK-ja licencon si bankë Kursimoren e Postës serbe. Për Mejdi Bektashin si ekonomist, kjo nuk do të ndalte ndikimin e Beogradit mbi këto të ardhura.

E BQK-ja, pohon se ka të drejtën e saj diskrecionale për të vlerësuar dhe vendosur nëse licencimi i tillë është në funksion të arritjes së objektivave të saj, të garantuara me ligjet e Republikës s së Kosovës.